Ministrja Spiropali harron se Shqipëria i ka vendosur sanksione Rusisë (Video)

23 March 2022, 12:31Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ministrja Spiropali harron se Shqipëria i ka vendosur sanksione Rusisë
Ministrja Elisa Spiropali

Shqipëria iu  bashkua masave shtrënguese të ndërmarra nga Bashkimi Evropian kundër Rusisë, duke vendosur sanksione ndaj individëve dhe subjekteve të ndryshme ruse, që përfshijnë masa kufizuese në financë, energji, transport dhe teknologji.

Në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale, ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, bëri publike sanksionet ndaj Rusisë pas ndërhyrjes ushtarake në Ukrainë.

"Në total, këto masa kufizuese do të zbatohen për 654 individë dhe 52 subjekte. Përveç kësaj, është vendosur edhe ndalimi i udhëtimit në territorin shqiptar për personat e listuar nga BE-ja, ndërkohë që lidhur me politikën e vizave është në shqyrtim anulimi i politikave lehtësuese për lëvizjen e diplomatëve, zyrtarëve të tjerë rusë dhe njerëzit e biznesit", ka deklaruar Xhaçka.

Por duket se brenda kabinetit qeveritar nuk ka komunikim të ndërsjelltë mes ministrave dhe nuk e dinë se Shqipëria i ka vendosur sanksione Rusisë.  Ministrja  Elisa Spiropali në një video të postuar në profilin e saj në facebook i shprehte shqetësimin shitëses së marketit, se  Rusia i ka vendosur sanksione Shqipërisë.

“Kujt ia merrte mendja se Rusia do i përdori çmimet dhe mbajtjen e eksportit si një armë lufte”, i tha Spiropali shitëses së marketit.

Ministrja Spiropali duket se nuk paska qenë e pranishme në mbledhjen e qeverisë ku është marrë vendimi për ti vendosur sanksione Rusisë.

Për më tepër shikoni videon e mëposhtme:

 VOXNews.al


Video