Vangjush Dako kërkon pushimin e hetimeve!

26 January 2024, 15:34Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vangjush Dako kërkon pushimin e hetimeve!
Vangjush Dako

Gjykata e Posaçme dëgjoi këtë të premte ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, në seancën ku po shqyrton kërkesën e SPAK për ta marrë atë të pandehur.

Përmes avokatit ai kërkoi pushimin e çështjes dhe nëse kjo kërkesë nuk pranohet, të gjykohet me gjykim të shkurtuar.

Dako vetë deklaroi se leja për pallatin për të cilin ai akuzohet ishte vendim kolegjial, ndërsa për tenderin për zhvillimin e vijës bregdetare kërkoi nga SPAK që të vijojë hetimet. Prokuroria akuzon Dakon se ka shpërdoruar detyrën në dy raste.


Video