Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një konferencë të përbashkë me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, e cila vizitoi sot Tiranë.
Gjatë fjalës së tij, Rama zbuloi temat mbi të cilat ka folur me presidenten e KE, ku mes të tjerash tha se u fol për Samitin që BE do të mbajë në dhjetor në Tiranë me liderët e Ballkanit Perëndimor.
Rama e vlerësoi Ursula von der Leyen për ndihmën e dhënë kundrejt Shqipërisë, teksa dha lajmin e hekurudha Tiranë-Durrës, e cila sipas tij, do të jetë gati në pranverën e 2024.
“Ndjeshmëria e njohur si ministre e mbrojtjes ndaj kësaj zone të Europës, Balkanit Perëndimor është theksuar edhe më shumë e është bërë më e prekshme me drejtimin e Komisionit. Jemi të vetëdijshëm që falë jush personalisht kemi pasur një mbështetje edhe më të madhe nga sa do e kishim pas tërmetit katastrofike të pak viteve më parë, jemi të vetëdijshëm që edhe në këtë situatë, përsëri falë qasjes së Komisionit ndaj Ballkanit Perëndimor dhe tuajën personalisht, përsëri ne nuk jemi vetëm. Kështu që unë dua ta falenderoj presidenten për këtë ndalesë në Tiranë, kemi qenë së bashku për të parë punimet e hekurudhës së re më në fund në këtë rast jo për shkak të burokracisë së Komisionit, por të Bankës Europiane për Ndërtim e Zhvillim, projekti ka nisur më vonë se parashikimi, në pranverën e 2024 do kemi aksin hekurudhor, Tiranë-Durrës, Tiranë-Rinas-Durrës dhe e kundërta.
Takimi i sotëm ka një vlerë të vecantë pas Presidentja na ka informuar për situatën në kushtet e një luftë ku bombat e plagët i ka në Ukrainë por pasojat ndehen në të gjithë Europën përfshirë ne me cmimet stratosferike të cmimit të enegjisë dhe inflacionin.
E informova për qasjen tonë, për vendosmërinë të mbështesim me të gjitha mënyrat familjet e bizneset e vogla që mos prekim cmimin e energjisë, peshë e konsiderueshme për buxhetin, peshë e arsyeshme. Kemi folur pak por do takohemi përsëri për një ngjarje të jashtëzakonshme për Shqipërinë, e para në histori në 6 dhjetor kur në Tiranë do kemi samitin e BE me Ballkanin Perëndimor e liderët europianë do vinë në Tiranë. U bëmë skena e një finaleje europiane në futboll në fund gjysmën e parë të vitit e tani skena e një ngjarje politike europiane. Janë dy ngjarje që deri pak vite më parë askush nuk mund ti imagjinonte”, tha Rama.