Belind Këlliçi kandidati i PD-PL për Bashkinë e Tiranës? Ja si përgjigjen Meta dhe Berisha

27 October 2022, 13:07Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Belind Këlliçi kandidati i PD-PL për Bashkinë e

Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë reaguar pasi deputeti demokrat, Belind Këlliçi shprehu ambicien për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës. Kreu i PL, Meta theksoi se s’ka rëndësi emri, por procesi i primareve do të jetë ai që vendos kush është kandidati më i mirë.

‘Për ne s’ka rëndësi asnjë emër për asnjë lloj funksioni sepse marrëveshja është e qartë. Për ne procesi duhet të jetë transparent, do respektojmë çdo zgjedhje të primareve, do zgjedhë kandidatët më të mirë, pavarësisht se shohim se njëri janë më i mirë se tjetri,' tha Meta.

Ndërsa Berisha u përgjigj: “Kandidatët për Tiranën do të dalë nga primarët. Ky koalicion mbështet primaret, përgëzoj të gjithë ata të cilët vendosin të provohen në një garë të pashembullt ndonjëherë në historinë e këtij vendi. Këlliçi ka shprehur dëshirën është njëri nga ata që ka shprehur dëshirë, e përgëzoj plotësisht.”


Video