Tirana do të presë këtë të enjte Samiti Rajonal mbi Planin e Rritjes dhe Konvergjencës me fokus integrimin e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Europian, pas atij të Ukrainës që u mbajt një ditë më parë.
Ky samit do të ofrojë gjithashtu mundësi të reja për një shkëmbim pikëpamjesh mbi të ardhmen evropiane të rajonit dhe mbi sfidat e përbashkëta rajonale. Plani i BE-së për Ballkanin Perëndimor synon rritjen ekonomike të rajonit, përshpejtimin e reformave të duhura, dhe kryerjen e investimeve, që mund të avancojnë procesin e zgjerimit të BE-së me këto vende.
Në samit do të jetë i pranishëm Komisioneri i BE-së për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi.
Për herë të parë si kryeministër i Maqedonisë së Veriut, do të jetë i pranishëm në samit edhe Talat Xhaferi.
Plani i Zgjerimit të Ballkanit Perëndimor bazohet në 4 shtylla kryesore.
-Rritja e integrimit ekonomik me Tregun Unik të Bashkimit Evropian.
-Rritja e integrimit ekonomik brenda Ballkanit Perëndimor përmes Tregut të Përbashkët Rajonal.
-Përshpejtimi i reformave themelore
-Rritja e ndihmës financiare
BE-ja do të hapë zona të caktuara të tregut të përbashkët të BE-së për partnerët e Ballkanit Perëndimor përpara anëtarësimit, duke sjellë përfitime të prekshme për qytetarët e tij
AGJENDA:
09:30 – Mbërritja e Liderëve në Pallatin e Kongreseve
09:45 – Fjala hapëse kryeministri Rama – komisioneri Varhelyi
10:45 – Foto familjare
12:00 – Firmosja e marrëveshjes
12:30 – Konferencë për shtyp
Lisa e Pjesëmarrësve
1-Edi Rama – Kryeministër i Shqipërisë
2-Aleksandër Vuçiç – President i Serbisë
3-Milojko Spajiç – Kryeministër i Malit të Zi
4-Borjana Kristo – Presidente e Këshillit të Ministrave të Bosnjes dhe Hercegovinës
5-Talat Xhaferi – Kryeministër i Maqedonisë së Veriut
6-Oliver Varhelyi – Komisioneri i BE-së për Zgjerimin
7-Majlinda Bregu – Sekretare e Përgjithshme për Bashkëpunimin Rajonal
8-Danijela Gacevic – Drejtuese në detyrë e CEFTA-s
9-Gert Jan Koopman – Drejtor i përgjithshëm i grupit negociator të KE për Fqinjësinë dhe Zgjerimin
10-Xiaoqing Yu – Drejtoreshë e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor
11-Charlotte Ruhe – Drejtori menaxhues i BERZH-it për Evropën Qendrore dhe Juglindore
12-Matej Zakonjsek – Drejtor i Sekretariatit të Komunitetit për Transportin
13-Maja Pishkeviq – Qendra e Evropës në Këshillin Atlantik dhe përfaqësuese e qendrës në Ballkanin Perëndimor
14-Alessandro Bragonzi – Kreu i përfaqësimit rajonal për Ballkanin Perëndimor në Bankën Evropiane të Investimeve (EIB)
15-Lulzim Rafuna – Kryetar i Dhomës së Tregtisë së Kosovës
16-Ines Muçostafa – Kryetare e Unionit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë
17-Andi Dobrushi – Drejtor Ekzekutiv i OSFA
