Zelensky: Rusia do të bëjë gjithçka për të destabilizuar rajonin

28 February 2024, 14:10Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zelensky: Rusia do të bëjë gjithçka për të
Volodymyr Zelensky

Presidenti Volodymyr Zelensky në konferencë për median tha se Rusia do të bëjë gjithçka për të destabilizuar rajonin.

"Fakti që gjendemi këtu në një tryezë kemi shembuj historikë të marrëdhënieve të ndryshme dhe është e rëndësishme që kemi ardhur të ulemi së bashku. Ajo çfarë po ndodh tani është shembulli i duhur.

Samiti i sotëm ka të bëjë me bashkimin e shtetet e Ballkanit duhet të jenë së bashku. Rusia do të bëjë gjithçka për të destabilizuar rajonin. Sot nuk duhet të bëjmë pauza por të forcojmë Ukrainën. Rusia do të destabilizojë më tej  nëse do të ketë mundësinë e këtyre pauzave dhe të mbijetojë politikisht ndaj këtyre agresioneve e do të përpiqet të ushtrojë ndikim në ato vende të vogla që përfiton sukses shpesh. Vendet balltike e ballkani janë në kërcënim serioz, aty ku Bashkimi Sovjetik ka qenë i pranishëm”, tha Zelensky.

 


Video