Tensionet në veri të Kosovës, Rama i bashkohet qëndrimit të ShBA: Të mos ecim në këtë shteg të rrezikshëm dhe të panevojshëm

26 May 2023, 18:39Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tensionet në veri të Kosovës, Rama i bashkohet qëndrimit
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me tensionet dhe dhunën që po ndodh në veriun e Kosovës, ku u bë betimi i tre kryetarëve shqiptarë të komunave të Leposaviçit, Zubin Potokut, dhe Zveçanit.

Duket se dhe kreu i qeverisë shqiptare bashkohet me qëndrimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilët dënuan aksionin e policisë kosovare dhe i bënë thirrje Kurtit të ndalë provokimet.

Në një postim në Twitter, rama bën thirrje që të mos ecet më tej në këtë shteg jo vetëm të rrezikshëm, por sipas tij edhe krejt të panevojshëm sot.

Postimi i plotë:

A e ndihmon kjo që po ndodh në Kosovë procesin ku janë angazhuar të tërë miqtë e mëdhenj të Kosovës e të shqiptarëve, për normalizim dhe njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë?! Me siguri jo përderisa vetë miqtë tanë më të mëdhenj shprehen thellësisht të shqetësuar!

Unë bashkohem me ta në apelin për të mos ecur më tej në këtë shteg jo vetëm të rrezikshëm, po edhe krejt të panevojshëm sot, kur bota demokratike e ka vendosur në qendër të vëmendjes dialogun, normalizimin, njohjen e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë

 


Video