
Ish-kryeministri, Sali Berisha është shprehur se prej 3 ditësh, teksa në veri të Kosovës janë zhvilluar protesta nga serbët, kryeministri Edi Rama “i përvishet” kryeministrit Albin Kurti.
Komentet Berisha i bëri përmes një reagimi në Facebook, ku tha se këtë Rama e bën për të mbrojtur padronin e tij Aleksandër Vuçiç dhe për të mbuluar farsën zgjedhore të 14 majit.
Në përfundim Berisha shkruan se Rama gabon rëndë, pasi sipas tij, përveç Vuçiçit, nuk e dëgjon askush tjetër.
Reagimi i Berishës:
Përse prej tre ditësh Rama i përvishet Albin Kurtit!
Të dashur miq, ka ditë që Edi Rama i është përveshur Albin Kurtit, në mënyrën më vulgare, me gurë në strajcë. Ndërkohë që një qëndrim të tillë nuk e ka mbajtur asnjë kryeministër i rajonit, dhe problemi apo kriza e fundit po trajtohet në nivelet më të larta politike botërore, në Shtëpinë e Bardhë, Departamentin e Shtetit, Pallatin Elize, Kancelarinë Gjermane dhe BE.
Megjithëse Rama e di se sulmet dhe kërkesat e tij te Kurti, për arsye tashmë të njohura, kanë zero efekt. Përsëri ai vazhdon çdo ditë të lëshojë rrufe ndaj tij, si askush tjeter.
Arsyet kryesore të këtij qëndrimi janë:
Por arsyeja me kryesore qëndron në faktin se me këto deklarata të përditëshme, për një çështje të mprehtë, për majat e politikës botërore, Rama beson se me këto deklerata:
A- Do mund të krijojë për vete një mëshirë perëndimore, për të shpëtuar nga afera e tmerrshme korruptive e tij me McGonigal, për të cilën në SHBA ai është nën hetim të hapur penal dhe…
B- Do mund të mbulojë farsën e turpshme zgjedhore të 14 majit, e cila kundërmon histori turpi në mbarë Europën.
Por gabon, sepse përveç Vuçiçit, Ramën nuk e dëgjon njeri. sb