Momente tensioni në protestën e opozitës.
Në momentin që ka marrë fjalën kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, protestuesit kanë hedhur molotov në drejtim të godinës së Kryeministrisë.
Ndërkohë, forca të shumta policore kanë krijuar tashmë kordonët dhe po u bëjnë thirrje protestuesve që ta ndërpresin sulmin.
“Të nderuar qytetarë, ruani qetësinë, ndërprisni sulmin me bomba molotov ndaj policisë dhe institucioneve. Organizatorët e protestës të marrin masa të largohen nga protesta personat e dhunshëm e të maskuar,” është thirrja që po bëhet nga policia me altoparlantë.
Në muret e Kryeministrisë janë duke u shfaqur me anë të projektorëve edhe fytyrat e zyrtarëve të akuzuar nga opozita apo organet e drejtësisë.