Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave të hedhura për cenim të sigurisë kombëtare dhe rënie të institucioneve shtetërore, përfshirë këtu shërbimet inteligjente të vendit.
Rama thotë se institucionet funksionuan siç duhet dhe i konsideron akuzat e hedhura nga opozita e portalet si boshe.
"Me u gjet Kola në punë!" është një shprehje popullore që kaq shumë u shkron mbrojtësve të zellshëm të Sigurisë Kombëtare, shfaqur me të gjitha bateritë në ekrane, portale e faqe personale, duke mos lënë gjë pa thënë përveç të vërtetës: Institucionet kanë funksionuar siç duhet!”, shkruan Rama.
Kryeministri reagoi pas dy rasteve ku shtetas të huaj hynë brenda mjediseve të ushtrisë në uzinat ushtarake të Gramshit dhe atë të Poliçanit.
Në Gramsh hynë dy shtetas rus dhe një ukrainas, ndërsa në Poliçan u arrestuan katër çekë. Që të shtatë të ndaluarit, që dyshohen për spiunazh deklarojnë se janë turistë dhe nuk kanë asnjë lidhje me agjencitë inteligjente të huaja.