Spiropali në mbledhjen Kosovë - Shqipëri: Kur s’ke pulën do hash shpend tjetër!

20 December 2024, 12:03Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Spiropali në mbledhjen Kosovë - Shqipëri: Kur s’ke
Elisa Spiropali

Kryeparlametarja Elisa Spiropali, në mbledhjen e përbashkët mes Kuvendit të Kosovës dhe Shqipërisë, të zhvilluar në Prishtinë, ka komentuar dialogun me Serbinë.

Ajo u shpreh se dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit duhet të ketë rezultat njohjen e ndërsjellët mes dy vendeve.

“Pa njohje të ndërsjellë dhe përfundimtare, pa dalje me guxim nga labirinthet artificiale që krijohen nga interesa të ditës, por edhe të votës, ky skaj i Evropës do të jetë gjithmonë një dhembje koke për banorët e tij”, theksoi Spiropali.

Kryeparlamentarja shtoi se, “sfidat specifike që Kosova ka janë te kuptueshme dhe janë njëherazi edhe sfidat tona që burojnë nga e drejta e natyrshme dhe Kushtetuta jonë”.

Elisa Spiropali: Sfidat specifike që Kosova ka janë te kuptueshme dhe janë njëherazi edhe sfidat tona që burojnë nga e drejta e natyrshme dhe Kushtetuta jonë. Dialogu Kosovë-Serbi, në koordinim të plotë me partnerët tanë të përbashkët strategjikë, SHBA dhe BE, duhet të ketë medoemos si rezultat përfundimtar nënshkrimin e një marrëveshje të detyrueshme ligjore që mundëson njohjen e ndërsjellët mes dy vendeve, anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe BE, si edhe trajtimin e minoriteteve komform Kushtetutës. Pa njohje të ndërsjellë dhe përfundimtare, pa dalje me guxim nga labirinthet artificiale që krijohen nga interesa të ditës, por edhe të votës, ky skaj i Evropës do të jetë gjithmonë një dhembje koke për banorët e tij. Kemi bindjen e palëkundur se Kosova do ta përmbyllë këtë proces si një shtet me vizion euroatlantik, si një partner strategjik.


Video