Mblidhet Qeveria shqiptare, zbulohen çështjet që 'po mbajnë zgjuar' ministrat!

19 December 2024, 22:04Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mblidhet Qeveria shqiptare, zbulohen çështjet që 'po
Edi Rama

Aktualisht po zhvillohet një mbledhje e Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë.

Mbledhje e Qeverisë është jashtë radhës, për të bërë ndryshime në buxhet.

1.4 miliardë lekë i kalojë Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe 500 milionë lekë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.

Paratë që do t’i akordohen KQZ-së do të shërbejnë për të mbuluar koston e votimit nga jashtë, por edhe për kthimin e zarfit.

Pra qeveria angazhohet që të mbulojë 100% shpenzimet për votimin e diasporës, qoftë për dërgimin e fletës së votimit, ashtu edhe për ta kthyer zarfin.

Po ashtu mësohet se në mbledhje po diskutohet edhe për aktin normativ për shpërblimin e pensionistëve në pranverë.

Kujtojmë se Qeveria veç bonusit të Vitit të Ri për pensionistët, ka parashikuar edhe një tjetër bonus për pensionistët në pranverë, para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025.

Ndërkohë nuk ka informacione nëse mbledhja e Qeverisë po drejtohet nga kryeministri Edi Rama apo nga zëvendës-kryeministrja Belinda Balluku.


Video