Agron Shehaj: Deputetët e opozitës nuk më lanë që të flisja kundër Belinda Ballukut dhe Bashkim Ulajt

19 December 2024, 19:28Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Agron Shehaj: Deputetët e opozitës nuk më lanë që
Noka duke shtyre Shehajn

Kryetari i partisë Mundësia, Agron Shehaj, u sulmua sot nga kolegët e tij të opozitës, ndërsa po bllokonte foltoren.

Shehaj u shpreh i revoltuar për mënyrës se si e shtyu Flamur Noka, ndërsa tha se deputetët e opozitës nuk e lanë të fliste kundër ministres Belinda Balluku dhe oligarkut Bashkim Ulaj që ka ndërtuar rrugën Thumanë-Kashar, të cilën Shehaj e cilëson si aferë korruptive.

Shehaj akuzon ministren Belinda Balluku se ka kohë për të hedhur valle dhe para për të shpenzuar në festat e PS, por jo për interpelancën për skandalin e Thumanë-Kashar, të cilën po e shmang prej 6 muajsh.

“Thirra Ballukun për ti kërkuar llogari për 1.3 mld euro. Për atë qytetarin që vjen nga Veriu të shkojë në Durrës duhet të paguajë 5 mijë lekë vajte ardhje për një rrugë 20 km që nëse do të tenderoheshin me BE nuk do të bëhej kaq. Kanë fyer koston' tha ai nga foltorja e Kuvendit”, tha Shehaj. 

Ndërkohë, Gazment Bardhi që ka dalë shumë herë të hedhë akuza ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku, sot doli kundër Shehajt.

Pas përplasjes me Shehajn, ai i ka kërkuar kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropalit, të mos i pranojë kërkesën për interpelancë kreut të Partisë Mundësia, për shkak se për rrugën “Thumanë –Kashar është zhvilluar njëherë interpelancë në muajin shtator.

“Banda e Shqipërisë e lejoi këtë në kuvend. Lejoi që një deputet te dhunohej brenda ambienteve të Kuvendit. Kur bën një opozite të vërtetë kur flet për vjedhjet e Ramës dhe oligarkëve të gjithë bëjnë bashkë për të penguar që kjo gjë të ndodhi. Doja të flisja për vjedhjet që i janë bërë shqiptarëve.

Kisha një raport me PD që fatkeqësisht u prish, mesa duhet nuk ishin dakord që unë të bëja opozitë të vërtetë.  Doja të flisja për aferën 1.3 mld euro është një pjesë e madhe e buxhetit.…qartësisht që rrugët tona ndahen”, tha Shehaj pas incidentit.

Koncesioni i Bashkim Ulajt

Autostrada e re Thumanë-Kashar, me gjatësi 21 kilometra ka kushtuar 251 mln euro. Kurse në 35 vite të kohëzgjatjes së kontratës, koncesionari Gener 2 dhe G2 Infra të biznesmenit Bashkim Shehaj, pret të fitojë 1.3 miliardë euro. Nga viti 2024 deri në vitin 2031 kompania private fitimin e ka të garantuar, pasi është parashikuar që në rast se do të ketë një rënie të nivelit të të ardhurave, janë vënë në dispozicion 22.8 milionë euro garanci nga buxheti i shtetit. Autostrada e kategorisë A, prej janarit 2025 do të jetë me pagesë, vlera e të cilës do varet nga lloji i mjetit, por që nuk do të jetë më poshtë se 2.1 euro. Kjo tarifë do të përllogaritet çdo vit, dhe kompania private do mund ta rrisë atë në varësi të luhatjeve të kursit të këmbimit lekë euro.


Video