Spartak Ngjela: Atyre që nuk iu hapën dosjet e Sigurimit, u bënë ministra

25 October 2022, 17:34Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Spartak Ngjela: Atyre që nuk iu hapën dosjet e Sigurimit, u
Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela është shprehur se ligjin e dosjeve para pak ditësh në Kuvend nuk e votuan ata që kishin frikë.

Këtë e tha në një intervistë për Euronews Albania, ku ndër të tjera theksoi se kur ligji nuk funksionon bëhet shkak për diktaturë.

“I kap ligji i dosjeve. Pse nuk ishin në sallë. Ligjin duhet ta kishin bërë ata kur ishin në pushtet. Ligji nëse nuk është i tëri në objekt nuk vlen.

Erdhi ligji i dosjeve, ca i hapën ca si hapën. Ato që nuk u hapën u bën ministra. Presidenti që i kishte në dorë pse i la?  Këta nu dinë të korrigjojnë gabimin e tyre. Kur ligji nuk funksiono bëhet shkak për diktaturë”- tha Ngjela.

Më 20 tetor, Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 94 vota pro dhe 1 abstenim disa amendamente në ligjin e dosjeve të sigurimit të shtetit, ku bëhet e mundur hapja e të gjitha dosjeve nga viti 1944 deri në 1991.

Në të njëjtën kohë, sipas këtyre amendamenteve, kandidatët për poste të larta drejtuese duhet të kalojnë sërish në sitën e Autoritetit të Dosjeve, pavarësisht se më parë mund të kenë marrë një certifikatë pastërtie nga dy komisionet “Mezini” dhe “Bezhani”.

Projektligji erdhi pas kërkesës së autoritetit, pasi doli një dosje ku pretendohej se një person me iniciale I.M, që dyshohet se është ish-presidenti Ilir Meta, ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit.


Video