Rama takon presidentin e Emirateve të Bashkuara, i dhuron librin me piktura (FOTO)

25 October 2022, 16:38Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama takon presidentin e Emirateve të Bashkuara, i dhuron librin me piktura
Edi Rama dhe Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan.

Takimi u zhvillua në Pallatin Mbretëror, teksa Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale bën me dije se fokusi i bisedës ka qenë tek ecuria e projekteve të bashkëpunimit në fushën e energjisë, turizmit, sigurisë dhe mbrojtjes kibernetike.

Rama shoqërohej në këtë takim nga ministrja e Financave Delina Ibrahimaj dhe këshilltari i tij, Endri Fuga.

"Në Pallatin Mbretëror me mikun e çmuar, Presidentin e Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për ecurinë e projekteve të bashkëpunimit në fushën e energjisë, turizmit, sigurisë dhe mbrojtjes kibernetike" shkruan Rama.

Nga fotot e shpërndara nga kreu i Qeverisë shqiptare shihet teksa Rama i ka dhuruar presidentit të Emirateve të Bashkuara librin e tij me piktura.

Për më shumë, shikoni foto-galerinë e mëposhtme.



Video