Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pasi SPAK kërkoi nga Kuvendi heqjen e imunitetit ose arrestimin e Belinda Ballukut, e cila është nën hetim për disa afera korruptive.
Në një reagim në rrjetet sociale, Berisha akuzon kryeministrin Edi Rama se po përpiqet ta mbrojë Ballukun, si një përpjekje për të mbrojtur veten e tij.
Reagimi i Sali Berishës:
Rama do të përdorë si mburojë fustanin e Lubisë!
Në reagim të kërkesës së Prokurorisë për heqjen e imunutetit dhe arrestimin e Lubisë, Rama nëpër rrjeshta shpall se ai do mbrojë Lubinë me çdo çmim sepse mbron veten e tij. 50 milionë euro i kanë ndarë bashkë.
Reagimi i tij në X mund të mblidhet me dy fjalë: “Jetën e japim Lubinë nuk e japim.”
Imagjinoni kur t’i komunikojnë akuzën vetë atij?”.
Në përfundim të reagimit, Berisha u bën thirrje qytetarëve: “Është ora juaj! Populli do të thotë fjalën e tij më 22 Dhjetor.”