Sot seancë plenare, Grupi i PD: Të shkojnë vetëm ata deputetë që nuk janë përjashtuar

28 October 2024, 16:56Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sot seancë plenare, Grupi i PD: Të shkojnë vetëm ata
Deputetët e PD në protestë

Sot Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka mbajtur një mbledhje përpara mbajtjes së seancës parlamentare.

Grupi parlamentar i PD-së ka vendosur që në seancë sot të shkojnë vetëm deputetët e Partisë Demokratike, që nuk janë të përjashtuar.

Kjo nënkupton që sot me shumë mundësi nuk do të shikojmë tensione në Kuvend.

Ndërsa, në mbledhje është folur edhe për protestën opozitare, që pritet të mbahet nesër.


Video