Mbledhja e Grupit të PS-së, zbardhen vendimet: Ja kur do të nisin diskutimet për pr.buxhetin 2025!

28 October 2024, 11:44Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mbledhja e Grupit të PS-së, zbardhen vendimet: Ja kur do të nisin
Grupi PARLAMENTAR i PS-së

Zbardhen detaje nga diskutimet në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së, që zhvillohet në Kryesinë e Kuvendit.

Diskutimet për projektbuxhetin e vitit 2025 do të nisin brenda datës 5 nëntor.

Gjithashtu janë zbuluar edhe datat e tureve të kryeministrit Edi Rama në Selanik dhe Londër.

Takimi me emigrantët shqiptarë në Selanik te Greqisë do të zhvillohet këtë fundjavë, më 3 nëntor.

Ndërsa kreu i qeverisë do takohet më 24 nëntor me shqiptarët në Londër, në kuadër të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Kujtojme qe per here te pare ne zgjedhjet e 2025, shqiptaret e diaspores do te kene te drejten e votes dhe kjo do te realizohet me poste.


Video