Sot Kuvend/ Në rend dite miratimi i procesverbalit të Komisioneve Parlamentare

29 September 2025, 09:40Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sot Kuvend/ Në rend dite miratimi i procesverbalit të Komisioneve
Kuvendi i Shqipërisë

Mbahet sot seanca plenare e Kuvendit. Mësohet seanca do të nisë në orën 13:00, ndërsa në rend dite do të jetë miratimi i procesverbalit të seancës së kaluar, ku u votua përbërja e 11 Komisioneve Parlamentare.

Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 24.9.2025.
2. Njoftime.
III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet.”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Në sallë pritet të jenë edhe Gazment Bardhi dhe Fidel Kreka, të cilët u përjashtuan për 10 ditë nga seancat për shkak të kaosit të krijuar më 18 shtator.

Më 24 shtator, opozita dhe maxhoranca miratuan me 94 vota pro kryetarët dhe anëtarët e komisioneve të përhershme parlamentare.


Video