Sot Kuvend/ Deputetët dhe Ministrat diskutojnë projektligjin për rritjen e pagave të tyre

25 May 2023, 08:28Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sot Kuvend/ Deputetët  dhe Ministrat diskutojnë projektligjin për
Kuvend, Foto ilustruese

Në seancën e sotme plenare, në fokus do të jetë diskutimi dhe votimi i projektligjit që parashikon rritje të pagave për Presidentin, kryeministrin, ministrat, deputetët dhe nëpunësit e administratës publike. Deputetët do të flasin edhe për rritjen e rrogës minimale.

Të martën, në Komisionin e Ekonomisë u miratua projektligji për rritjen e pagave të administratës dhe institucioneve të pavarura në nivelin nga 20-60%. Sipas propozimit, paga e deputetëve duhet të dyfishohet nga 156 770 lekë që është aktualisht në 310 250 lekë, ndërsa e Ministrave nga 174 760 lekë në 318 750 lekë bruto. Kryeministrit dhe kryetarit të kuvendit paga u rritet në thuajse 400 000 lekë bruto nga 228 000 lekë që është sot.

Pritet të ketë debate në Kuvend duke qenë se Sali Berisha, në mbledhjen me grupin e Rithemelimit tha se cështja kryesore që do të diskutonte do të ishte minimumi jetik.



Video