A është profesionale dhe e aftë kjo polici, për protesta të dhun...
16 October, 18:54Fokus
Kryebashkiaku socialist i Kamzës, Rakip Suli është kthyer së fundmi në një personazh memesh në rrjetet sociale. Ai ka tërhequr vëmendjen me deklaratat e tij si “gropa skeptike” në shkolla apo kënd lojërash për moshën e tretë.
I ftuar ditën e sotme në emisionin Zona Zero në Top News, Suli tha se nuk i bëjnë përshtypje, pasi disa zgjedhin ti tjetërsojnë fjalët për klikime.
“Nuk më bëjnë përshtypje, portalet duan klikime nga unë, tjetërsojnë fjalët se ndryshe s’kanë ku ta marrin rrogat. Unë kam zgjedhur punën, bëj shkollat e bukura, ata bëjnë meme. Prandajs s’më bëjnë përshtypje.” tha Rakip Suli.