Sot dita e dytë e turit ballkanik të Ramës, çfarë pritet të ndodhë

7 July 2023, 07:53Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sot dita e dytë e turit ballkanik të Ramës, çfarë
Edi Rama

Sot është dita e dytë e turit ballkanik të zhvilluar nga kryeministri Edi Rama në kuadër të Procesit të Berlinit që pritet të mbahet në Tiranë më tetor.

Pas takimeve që kreu dje në Maqedoninë e Veriut dhe në Kosovë, kryeministri Rama do të jetë sot në Bosnjë-Hercegovinë, ku do të takohet me Borjana Kriston, kryetaren e Këshillit të Ministrave të Republikës së Bosnje dhe Hercegovinës. Më pas do të ketë një konferencë për shtyp.

Ndërsa në Malin e Zi kreu i qeverisë, do të pritet në orën 13:45 nga kryeministri Dritan Abazoviç. Po ashtu do të zhvillojë edhe një takim bilateral me presidentin e Malit të Zi Jakov Milatoviç, në orën 16:00.


Video