Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca thotë se problemi në marrëdhëniet mes dy vendeve ka ardhur nga Shqipëria, në në një deklaratë për mediet pas takimit me kryeministrin Edi Rama.
Në përfundim të takimit, Konjufca ka thënë për gazetarët se Rama është i shqetësuar nga presioni i ndërkombëtarëve më shumë se vetë politikanët e Kosovës.
“Rama është i shqetësuar nga presioni ndërkombëtar për Kosovën. Ai e ka presionin me sa duket më shumë se ne. Ne s’kemi probleme me Shqipërinë, duket sikur problemi ka ardhur nga andej, e jo nga ne”, ka thënë Konjufca për gazetarët pas takimit me Ramën.
Konjufca gjithashtu u shpreh se takimi mes Ramës dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti mund të ndodhë ditën e sotme. “Ata do të takohen së shpejti edhe pse jo sonte”, është përgjigjur shkurt Konjufca.
Rama thotë se Kosova po rrezikon shumë me qëndrimet lidhur me Serbinë, të cilat sipas tij do të sjellin sanksione dhe izolim nga Perëndimi. Por Albin Kurti duket stoik në vendime e tij, për të cilat thotë se janë të justifikuara plotësisht.