Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është larguar nga zyra e qeverisë pa takuar homologun shqiptar Edi Rama.
Burime për Top Channel, bëjnë me dije se Kurti është pyetur nëse do e takojë Ramën sot dhe nuk ka pranuar të përgjigjet për mediat.
Aktualisht Rama ndodhet në takim me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmanin në zyrën e saj, ku dy godinat ajo e Presidencës dhe e Kryeministrisë ndodhen ngjitur me njëra-tjetrën, megjithatë takimi mes dy homologëve deri më tani nuk ka ndodhur.
Rama do të qëndrojë në Kosovë gjatë gjithë ditës së sotme, ndërsa në darkë do të ketë një intervistë për mediet aty.
Ditën e nesërme kryeministri do të niset drejt Bosnje dhe Hercegovinës e më pas në Malin e Zi.