
Deputetët e Partisë Demokratike kanë kërkuar këtë të premte seancë dëgjimore në Komisionin e Ligjeve me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.
PD ka kërkuar në lidhje me skandalin e denoncuar për Micro Credit Albania, seanca dëgjimore mësohet se do të zhvillohet ditën e martë në orën 11:00.
Në lidhje me këtë skandal, Sejko është thirrur dhe në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, (SPAK). Më herët në një konferencë për mediat, Sejko e pranoi skemën e abuzimin me mikrokreditë dhe shitjen e tyre nga një kompani në tjetrën, por pretendoi se ndalimi i mashtrimit nga këto institucione është kompetencë që me ligj i njihet vetëm Prokurorisë dhe gjykatave, e jo Bankës së Shqipërisë. Por vetë nuk ka sqaruar nëse ka bërë ndonjë referim, edhe pse pretendon se përgjatë 8 viteve ka marrë 85 ankesa nga qytetarët.