Komisioni Hetimor i Shëndetësisë, PS: Për sterilizimin ta shtrijmë hetimin prej vitit 2009

17 May 2024, 13:10Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Komisioni Hetimor i Shëndetësisë, PS: Për sterilizimin ta
Komisioni Hetimor i Shëndetësisë

Komisioni për koncesionet në Shëndetësi është mbledhur sërish ditën e sotme.

Kjo seancë ka qenë e qetë, ndryshe nga herët e kaluara. Pasi është rënë dakordësia për rendin e ditës, kryetarja e këtij komisioni i ka dhënë fjalën nënkryetarit, Plarent Ndreca.

Ai deklaroi në mbledhjen e sotme të këtij komisioni hetimor duhet ta shtrijë periudhën për kontratën e shërbimit të sterilizimit prej vitit 2009.

“Ne vlerësojmë që kontrata e sterilizimit duhet hetuar në gjithë kontekstin paraprak të kësaj kontrate. Komisioni duhet të ketë informacion të plotë deri në momentin që është lidhur kontrata. Kontrata është lidhur në tetor 2009. Kështu që ne mendojmë se duhet vlerësuar e gjithë panorama. Të kemi informacion para lidhjes së kontratës, në momentin e lidhjes dhe pas lidhjes së kontratës”, deklaroi Ndreca

“Ka pasur një kontratë për sterilizimin dhe komisioni duhet të ketë informacion të plotë dhe pse ka mbërritur në këtë vendimmarrje. Duhet të vlerësohet gjerë vendimmarrja e qeverisë shqiptare për kontratat. Duhet të kemi informacion të plotë për atë se çka ka ndodhur për lidhjen e kontratës. Të jetë një hetim i plotë.”, tha ai.

Javën e ardhshme parashikohen disa vizita në disa institucione për të parë zbatimin e kontratave koncesionare.


Video