Kryetari i PD, Sali Berisha sulmoi këtë të premte kreun e ARRSH, Ervis Berberi për të cilin tha se pasuria e tij i është rritur 600 herë, si pasojë e abuzimit me tenderat e rrugëve.
Gjatë një konference për shtyp nga selia blu, Berisha theksoi se nëse diçka e tillë do ti ndodhte një bashkëpunëtori të tij nëse do të ishte në pushtet, ai do të shkonte menjëherë përpara ligjit.
“Amnistia nuk ka asnjë synim tjetër vetëm legalizimin e parave të krimit. Janë me qindra persona që janë marrë me trafiqe kriminale dhe nuk janë zbuluar. Nuk mund ta bëjë Shqipëria këtë amnisti.
A ka mundësi që një njeri me punë të ndershme të bëjë 1 milion apo 2 milionë euro, por mund të sigurojë një apo dy rroga shtesë. Ky e ka me krimin. Pse ka një reagim kaq të madh ndërkombëtar? Sepse agjensitë e këtyre vendeve informojnë qeveritë e tyre se kjo do të jetë një inkurajim shumë i madh për krimin.
Shkaku më kryesori që nuk na i kanë hapur negociatat është krimi. Ministri nuk sjell marrëveshjen e ekstradimit me vendet e Beneluksit, se fluturojnë ministrat direkt. Si u bë ky Berberi dhe si ju rrit pasuria 600 herë nën hijen e ministres. Nëse një bashkëpunëtori tim do t’i ndodhte kjo, do shkonte përpara ligjit”, tha Berisha.