Shpërndarja e bonusit të fundvitit, Rama: Është tërhequr nga 51.357 pensionistë në të gjithë vendin!

3 December 2024, 12:40Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shpërndarja e bonusit të fundvitit, Rama: Është
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama është shprehur se deri më tani 51.357 pensionistë në të gjithë vendin kanë tërhequr bonusin e fundvitit.

Rama shprehet se i gjithë fondi prej 100 milionë eurosh do t’u shpërndahet në ditët në vijim 724.933 pensionistëve, duke theksuar se pjesa më e madhe e tyre do marrin trefishin e një viti më parë.

Gjithashtu shtoi se si në asnjë vit më parë, pensionistët vitin e ardhshëm do të marrin dy bonuse, në pranverë dhe dimër.

Postimi i Ramës:

51,357 pensionistë në të gjithë vendin kanë tërhequr bonusin e fundvitit

Në ditët në vijim i gjithë fondi prej 100 milionë Eurosh do t’u shpërndahet 724,933 pensionistëve, ku falë rritjes ekonomike 511,173 pensionistë do të marrin trefishin e një viti më parë dhe 213,760 pensionistë do të marrin dyfishin e një viti më parë

Dhe si në asnjë vit më parë, pensionistët vitin e ardhshëm do të marrin dy bonuse, në pranverë dhe dimër.

#KrenarPërShqipërinë.


Video