Sali Berisha dhe Ilir Meta në Azerbajxhan, i vetmi shtet që i mirëpret

16 June 2022, 10:42Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Sali Berisha dhe Ilir Meta në Azerbajxhan, i vetmi shtet që i
Sali Berisha dhe Ilir Meta

Kreu i PD-së Sali Berisha ka udhëtuar drejt Azerbajxhanit, në të parën vizitë pas zgjedhjes në krye të PD. Ai po merr pjesë ne Forumin Global te IX ne Baku ku ndodhet presidenti në detyrë Ilir Meta.

Berisha shprehet se ky forum është një mundësi e veçantë për të shprehur qëndrimet e Partisë Demokratike për zhvillimet në vend, rajon dhe Europë! “Pjesëmarrje ne Forumin Global te IX ne Baku, Azerbajxhan

Postimi i Berishës:

Te dashur miq,
Ju pershendes nga Baku ku kam ardhur i ftuar nga bordi drejtues i Forumit Global te IX per te marre pjese ne punimet e ketij Forumi i cili kete vit ka si axhende: ‘Sfidat e rendit boteror’

Forumi organizohet nga Qendra Nderkombetare “Nizami Ganjavi”. Ne punimet e Forumit marrin pjese dhjetëra Presidente, kryeministra, ministra te jashtem dhe qindra personalitete politike nga Europa dhe te gjithe kontinentet e tjere.
Punimet e forumit i çeli Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Alyiev.

Ky forum eshte nje mundesi e veçante per tu paraqitur miqve te mij, personaliteteve te pranishem, publikut, dhe mediave qendrimet e Partise Demokratike per zhvillimet ne vend, ne rajon dhe ne Europe”, shkruan Berisha.

Postimi i Metës:

Kënaqësi të marr pjesë dhe të përshëndes sot Forumin IX Global të Bakusë “Rezistenca globale, bashkëpunimi global”, platformë unike e personaliteteve të dalluara nga të gjithë sektorët e qeverisjes, jetës politike dhe shoqërore në botë, të organizuar nga Qendra Ndërkombëtare ‘Nizami Ganjavi’.

Pasojat e pushtimit të paprovokuar dhe të pajustifikuar të Ukrainës nga Rusia, si dhe hapat që duhen ndërmarrë në një epokë pas pandemisë COVID-19 do të jenë temat kryesore të këtij forumi të rëndësishëm, të cilit i uroj rezultate të frytshme, si dhe që të gjitha mendimet dhe idetë e shprehura këtu, të na shërbejnë për të rënë dakord, nëpërmjet angazhimeve konkrete për të garantuar një të ardhme sa më të mirë për vendet tona!


Video