Viktor Orban letër Berishës: Të mbrojmë vlerat e përbashkëta kristiano-konservatore

15 June 2022, 17:36Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Viktor Orban letër Berishës: Të mbrojmë vlerat e
Viktor Orban dhe Sali Berisha

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban i ka dërguar një letër kryetarit të PD-së, Sali Berisha ku e falenderon për urimin që ai i ka bërë pas fitores në zgjedhjet parlamentare në Hungari.

Në letrën e tij, Orban ka kujtuar edhe vizitën e Sali Berishës në Budapest në vitin 2014, duke vlerësuar shkëmbimin e pikëpamjeve mbi çështje të caktuara që përcaktuan fatin e dy vendeve mike, siç shkruan ai.

Në letërkëmbim, kryeministri Orban ka theksuar se kjo fitore e tij është një garanci për stabilitetin politik dhe zhvillimin ekonomik të Hungarisë, por edhe një qëndrim kurajoz për paqen dhe sigurinë e vendit. Kryeministri hungarez e ka siguruar Berishën se do të mbetet i angazhuar për të mbrojtur vlerat e përbashkëta kristiano-konservatore dhe për të zhvilluar marrëdhëniet shqiptaro-hungareze në të ardhmen.

Gjithashtu Orban i ka uruar Berishës suksese në detyrat e tij të reja me përgjegjësi të larta.

Kujtojmë, se edhe pse Hungaria është pjesë e BE-së, Orban është në konflikt me Brukselin për shkak të ligjeve kundër komunitetit LGBTI+.

Letra e plotë:

I dashur Zoti President,

Dëshiroj t’ju shpreh mirënjohjen time për urimet tuaja pas fitores sonë në zgjedhjet parlamentare në Hungari.

Jam krenar që qytetarët hungarezë kanë shprehur besimin e tyre në një qeverisje të pavarur bazuar mbi vlera kombëtaredhe na kanë nderuar me besimin e tyre për të pestën herë tashmë. Besoj që ky mandat i fortë nuk është vetëm një garanci për stabilitetin politik dhe zhvillimin ekonomik të Hungarisë, por është gjithashtu një qëndrim kurajoz për paqen dhe sigurinë e vendit tonë.

Ishte një nder t’ju prisnim në Budapest në vitin 2014 dhe të shkëmbenim pikëpamje mbi çështje që përcaktuan fatin e vendeve tona. E vlerësoj vërtetë miqësinë e hapur dhe të sinqertë që ju keni treguar kundrejt Hungarisë dhe popullit hungarez prej shumë vitesh tashmë. Ju siguroj që do të mbetemi të angazhuar të mbrojmë vlerat tona të përbashkëtakristiano-konservatoredhe të zhvillojmë gjithashtu marrëdhëniet shqiptaro-hungareze në të ardhmen.

Ju uroj shëndet dhe shumë sukses në detyrat tuaja me përgjegjësi të larta.

I juaji me sinqeritet,

ViktorOrban


Video