"Rruga Kardhiq-Delvinë aferë korruptive", Braho: Balluku pjesë e oligarkisë politike të Ramës

5 July 2022, 15:06Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Rruga Kardhiq-Delvinë aferë korruptive", Braho: Balluku
Balluku dhe Rama

Rruga e re Kardhiq-Delvinë u inagurua të shtunën e kaluar me këngë e valle brenda tunelit, por ish-deputeti socialist Spartak Braho e konsideron këtë projekt si një aferë korruptive.

Braho ka deklaruar se pjesë e kësaj afere korruptive është dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku, të cilën Braho e konsideroi si pjesë e oligarkisë politike të Ramës.

"Ajo rrugë ka filluar që kur ishte ministër Olldashi. Është në kuadrin e aferave korruptive ku është përfshirje ministrja. Balluku është pjesë e oligarkisë politike të Ramës, me të jep e merr, me të zgjedh kë do ai, për të krijuar atë që quhet era e Ramës. Rama është megaloman, i ka hipur në kokë që t'i ngjarjë njerëzve të mëdhenj. Rama po të ketë ushtrinë fillon edhe luftën në Ballkan, por nuk ka këllqe. Kërkon të kujtohet si periudha e Ramës, është i papërmbajtshëm.

Derisa del dhe dënon gazetarët kot, ç’punë ka ai me gazetarët.

Oligarkia ekonomike e grumbulluar në 10-15 vetë. Le të botojë listën e investitorëve strategjik. Unë e kam parë listën. Është për të vënë duart në kokë.

Ata kanë krijuar bankomat, ku fshihet drejtori i KESH, Vangjush Dako, etj. Problematika është e ngjeshur, pakënaqësia e njerëzve të thjeshtë…si mos të zemërohesh. Ministria e Shëndetësisë ble krevat dopio. Për cfarë e do? Rama i ka hipur gomarit mbrapsht dhe prapa i vijën ata sonco pancot." deklaroi Spartak Braho në "News24"


Video