Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Deputeti demokrat Ervin Salianji ka folur pas shtyrjes së seances në Gjykatën e Apelit për çështjen “Babale” për në 18 korrik. Shkak për këtë është bërë mungesa e avokatëve, por edhe mungesa e një anëtari të trupit gjykues.
Në një deklaratë për mediat, Salianji u shpreh se kur një person kërkon drejtësi, gjithmonë ka vonesa në proceset gjyqësore.
"Kjo ka qenë një betejë e opozitës, jo e imja personale. E vetmja gjë që duhej bërë më përpara, por nuk varej nga unë, do të duhej bërë më parë denoncimi i kësaj afere.
Për shkak të drejtimit të PD-së asokohe është bërë më pas. Por do të kem kohë ta sqaroj më pas këtë, gjatë në një moment tjetër", shprehet Salianji.