Flamingot përçajnë kupolën e Partisë Demokratike
5 November, 12:54Fokus
Mazhoranca socialiste është tërhequr sot nga votimi i projektligjit për “Lojërat e Fatit”.
Kërkesa ka ardhur nga Grupi i PS, ndërkohë që Lindita Nikolla propozoi votimin e ndryshimit të rendit të ditës.
Në një kohë që deputetët ishin duke protestuar, mazhoranca ka votuar me 74 vota pro, heqjen nga rendi i ditës i nismës ligjore për lojërat e fatit.
“Me kërkesë të Grupit të PS është kërkuar tërheqja nga diskutimet i projektligjit për lojërat e fatit. Miratohet më 74 vota pro”, u shpreh Nikolla.