Aliyev rikonfirmohet si President i Azerbajxhanit, Rama: Urime të përzemërta mikut tim! Mezi pres hapjen e ambasadës në Baku

7 February 2024, 21:59Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aliyev rikonfirmohet si President i Azerbajxhanit, Rama: Urime të
Aliyev dhe Rama

Ilham Aliyev është rikonfirmuar në detyrë si President i Azerbajxhanit pasi ka fituar 92.1% të votave në zgjedhjet presidenciale. Lidhur me këtë lajm, ka reaguar kryeministri Edi Rama, i cili e uron Aliyevin për rikonfirmimin në detyrë.

Për Axherbajxhanin, Rama ka thënë se është një vend i mrekullueshëm me njerëz të zellshëm, punëtorë, të cilët sipas Ramës, nën udhëheqjen e Aliyevit po bëjnë hapa të mëdhenj përpara.

Rama shkruan në rrjetin social “X” se mezi pret që të ndihmojë në hapjen e Ambasadës së re Shqiptare në Baku shumë shpejt.

“Urime të përzemërta mikut tim të dashur Ilham Iliyev për rikonfirmimin e tij si lider i padiskutueshëm i Azerbajxhanit mik, një vend i mrekullueshëm me njerëz të zellshëm, punëtorë, të cilët, nën udhëheqjen e tij, po bëjnë hapa të mëdhenj përpara! Mezi pres të ndihmoj në hapjen e Ambasadës së re Shqiptare në Baku shumë shpejt”, shkruan Rama.


Video