Raporti i DASH, Alibeaj: Dëshmi që kjo qeveri nuk e ka më mbështetjen e SHBA

13 April 2022, 09:39Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Raporti i DASH, Alibeaj: Dëshmi që kjo qeveri nuk e ka më
Enkelejd Alibeaj

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj thotë se raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) për korrupsionin, tregon se SHBA-të nuk e mbështesin qeverinë e drejtuar nga kryeministri Edi Rama.

Sipas tij, raporti i DASH tregon se qeveria Rama është e keqja më e madhe e shqiptarëve.

DASH konfirmon faktin e ngritur me zë të lartë nga PD, blerjen dhe manipulimin e votës, sipas Alibeajt.

Ndër të tjera, Alibeaj shprehet se SHBA-të kanë shprehur shqetësim edhe për drejtësinë, teksa shtoi se PD ka mbështetjen e amerikanëve për t’i dhënë fund korrupsionit dhe mjerimit ekonomik në vend.

Departamenti amerikan i Shtetit në raportin e 2021 për Shqipërinë, thotë se vendi ynë ka korrupsion të përhapur në të gjithë shtetin.

Sipas DASH, problem mbetet pavarësia e gjyqësorit dhe mungesa e ndëshkueshmërisë pavarësisht se SPAK dhe gjykatat kundër korrupsionit kanë ‘bërë përparim të rëndësishëm gjatë 2021’.


Video