Rama zemërthyer, shkruan italisht për Toto Cutugno-n: Të prisnim në Vlorë, por Zoti vendosi të pushosh në paqe

22 August 2023, 17:53Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama zemërthyer, shkruan italisht për Toto Cutugno-n: Të prisnim
Edi Rama / Toto Cutugno

Kryeministri Edi Rama ka shprehur trishtimin e tij për ndarjen nga jeta të kantautorit të famshëm italian Toto Cutugno.

Përmes një postimi në Facebook, Rama zbulon se kishte planifikuar të takohej me Cutugno-n këtë verë në Vlorë, por “Zoti vendosi” që ai të pushojë në paqe.

Toto Cutugno u nda nga jeta sot në moshën 80-vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë. Ai është i njohur dhe i dashur për publikun shqiptar me këngët e tij të mirënjohura si “L’Italiano”, “Solo noi”, “Insieme”, “Il tempo se ne va” e shumë të tjera.

Mesazhi i kryeministrit Edi Rama:                                                                               

Ti ishe një italian i madh, i vërtetë, ne duhej të takoheshim këtë verë në Vlorë, por Zoti vendosi të të lërë të prehesh në paqe, ndërsa këngët e tua mbeten të regjistruara përgjithmonë në zemrat e shumë shqiptarëve.

Faleminderit për gjithçka Toto Cutugno Ishte një privilegj të jetoja së bashku me një legjendë si ju


Video