Rama vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe: Mikpritje vëllazërore, këtë herë më ftoi Presidenti

12 January 2026, 19:54Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Rama vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe: Mikpritje

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri, i cili ka shpërndarë në rrjetet sociale edhe pamje nga takimi.

Rama ka treguar se ka shkuar në Emiratet e Bashkuara Arabe me ftesë të Presidentit Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan.

Teksa shprehet është mikpritur vëllazërisht në Abu Dhabi, Rama shton se ka shkuar atje për të diskutuar projektet e përbashkëta në Javën e Zhvillimit të Qëndrueshëm.

Ky forum ndërkombëtar sjell së bashku kryetarë shtetesh dhe qeverish, liderë të biznesit dhe shoqërisë civile, për të diskutuar sfidat dhe perspektivat e zhvillimit të qëndrueshëm në nivel global.

“Abu Dhabi – Si gjithnjë të mikpritur vëllazërisht në Emiratet e Bashkuara Arabe, këtë herë me ftesë të Presidentit Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan, për të diskutuar projektet e përbashkëta në Javën e Zhvillimit të Qëndrueshëm”, shkruan Rama në postimin e tij.

 


Video