Rama, urdhër kreut të Bashkisë Berat: Lulet që janë përmendur në Kuran mbilli rreth e rrotull xhamisë

4 April 2022, 13:58Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama, urdhër kreut të Bashkisë Berat: Lulet që janë
Edi Rama

Berati po i nënshtrohet punimeve si pjesë e Programit të Rilindjes Urbane. Rama i cili ka inspektuar këto punime në lagjen e Mangalemit, tha se po marrin jetë një sërë projektesh, ndër të cilët projekti i madh i rikualifikimit urban të krejt hapësirës me një vlerë të veçantë historike dhe turistike rreth Muzeut Etnografik, përgjatë rrugës tradicionale “Mihal Komneno”, “Mangalemit", sheshit të "Selamllëkut” bashkë edhe me zonën ku ndodhet kompleksi fetar me Xhaminë Mbret dhe Teqenë e Helvetive.

Gjatë vizitës së tij në Berat, Kryeministri Rama u shoqërua nga kryebashkiaku i Beratit Ervin Demo dhe nga drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit Dritan Agolli, për të parë nga afër ecurinë e këtyre investimeve me impakt të madh për jetën dhe ekonominë e qytetit.

Gjatë inspektimit, Rama u ndal te kopshti i Xhamisë Mbret, ku kërkoi që aty në atë zonë të ndërtohet një kopsht i bukur siç thuhet edhe në Kuran.

“Merr hap Kuranin, pemë, lule të Kuranit mbilli këtu rreth e rrotull xhamisë. Mbilli ti. Del spektakël. Pjesa tjetër përfshihet deri poshtë dhe kjo bën realisht që të duket si koka e nuses në një fustan të gjatë dasme”, tha Rama.


Video