Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris, me ftesë të presidentit Emmanuel Macron. Në vigjilje të këtij Forumi, kreu i qeverisë shqiptare ka bërë me dije se do të diskutojë mundësinë e ndalimit të konfliktit në Gaza.
Duke ritheksuar qëndrimin e Shqipërisë të palëkundër me Izraelin kundër Hamasit, kryeministri Rama thotë se është i shqetësuar nga shkatërrimet, viktimat civile dhe vuajtjet në Gaza. Rama bën me dije se nesër do të theksojë se duhet t’i jepet fund konfliktit në Gaza përpara jashtë kontrollit.
“Në Paris do të theksoj se është thelbësore t’i jepet fund këtij konflikti përpara se të dalë jashtë kontrollit. Gjithashtu, do të theksoj se ndërkohë që Izraeli ka të drejtën e padiskutueshme të vetëmbrojtjes, ai duhet ta bëjë këtë në përputhje me ligjin ndërkombëtar humanitar. Tejzgjatja e këtij konflikti vetëm ushqen ambiciet e Hamasit për kaos dhe një konflikt më të gjerë. Një ndërprerje e negociuar e armiqësisë aktive është e domosdoshme”, shkruan Rama.
Rama thotë se do t’i kërkojë presidentit Macron se mbështetjen e tij për t’u angazhuar me udhëheqës të tjerë që t’i jepet fund luftës mes Izraelit dhe Hamas.
“Në këmbim të një armëpushimi të menjëhershëm nga Izraeli, Lidhja Arabe dhe Turqia duhet të sigurojnë lirimin e pakushtëzuar dhe të sigurt të të gjithë pengjeve të rrëmbyer nga Hamasi. Në këmbim të një armëpushimi të menjëhershëm nga Izraeli, Lidhja Arabe dhe Turqia duhet të sigurojnë lirimin e pakushtëzuar dhe të sigurt të të gjithë pengjeve të rrëmbyer nga Hamasi. Ripushtimi i Gazës është i papranueshëm. Me lirimin e pengjeve, Izraeli duhet të tërheqë të gjithë forcat nga Gaza.
Pas krimeve të tmerrshme të kryera më 7 tetor, nuk mund të ketë të asnjë të ardhme politike për Hamasin. Nën mandatin e OKB-së, një forcë ndërkombëtare e udhëhequr nga Lidhja Arabe mund të marrë përkohësisht kontrollin e Gazës, duke lehtësuar rindërtimin e nevojshëm dhe kalimin e përgjegjësive qeverisëse nga Hamasi tek Autoriteti Palestinez. Shqipëria është e gatshme të bashkë-sponsorizojë rezolutën e nevojshme të Këshillit të Sigurisë të OKB-së për sa më lart. Me ndërprerjen e të gjithave luftimeve, komuniteti ndërkombëtar duhet të angazhohet për organizimin e një konference ndërkombëtare donatorësh për të financuar rindërtimin e Gazës”, shkruan Rama.