Kryesocialisti Edi Rama ka mbledhur në selinë rozë kandidatët për deputetë të PS për Qarkun e Tiranës. Të pranishme janë edhe dy drejtueset e qarkut, Ogerta Manastirliu dhe Elisa Spiropali, të cilat janë në listën e mbyllur të Tiranës.
Tirana është qarku i cili këto zgjedhje prodhon numrin më të madh të mandateve, plot 37 dhe kështu është fushëbeteja kryesore mes partive politike. 49 kandidatë ka Qarku i Tiranës, 12 në listë të mbyllur 37.
Drejtuesja politike e qarkut të Tiranës për PS, Ogerta Manastirliu, në takimin me kandidatët për deputetë të këtij qarku, tha se kombinimi i eksperiencës së deputetëve dhe të të rinjve që i janë bashkuar skuadrës së PS, partia do të arrijë objektivat e saj ambiciozë.
“Kemi diskutuar me profesionistë, akademikë dhe pedagogë të universiteteve tona për të marrë opinionet për kandidatët tanë dhe për të vjelë nga ata sugjerimet të vlefshme për përfaqësinë që do të drejtonte garën në qarkun e Tiranës. Qarku i Tiranës është zemra e Shqipërisë, e gjithë energjia e madhe e njerëzve të mrekullueshëm që meritojnë përfaqësuesit më dinjitozë, ku kombinimi i eksperiencë dhe të rinjve do të bëjë të arrijmë objektivat ambiciozë që i kemi vendosur vetes", tha Manastirliu.