Rama në Emiratet e Bashkuara për të gjetur kryebashkiakun e Vlorës, “çunat e Dubait” i japin emrin e ambasadorit

14 February 2023, 11:09Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama në Emiratet e Bashkuara për të gjetur kryebashkiakun e
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë në Dubai, ku veç autoriteteve do të takohet dhe me biznesmenë vendas për të tërhequr investime drejtë Shqipërisë.

Sipas njoftimit zyrtar Kryeministri Rama ndodhet në Emiratet e Bashkuara Arabe për një vizitë dy ditore ku përveç takimeve bilaterale do të jetë i pranishëm edhe në “World Government Summit 2023”.

Por burime pranë Partisë Socialiste bëjnë me dije se vizita e Ramës do të jetë një rrugë e dy punë.

Bëhet me dije se qyteti bregdetar i Vlorës do të ketë një kryebashkiak që vjen nga Dubai.

Bëhet fjalë për ambasadorin tonë atje, Ermal Dredha.

Blendi Klosi si drejtues politik i qarkut Vlorë me ndikimin e fortë te Gramoz Rucit dhe Taulant Ballës i ka propozuar Ramës emrin e diplomatit që nuk jeton në Vlorë prej shumë kohësh.

Në justifikimet e tyre kanë dhënë argumente se do të ketë investime nga Emiratet e Bashkuara siç është bërë në Durrës me Alabar.

Dredha është djali i ish kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Neki Dredha dhe lidhje krushqie me Gramoz Ruçin.

Rama ende nuk e ka miratuar emrin e tij.

Klosi fillimisht u shpreh se nuk do të propozonte asnjë emër, por pas lidhjeve me “çunat e Dubait” duket se ka vendosur të jetë ai përcaktues.

Këtë fakt e konfirmoi edhe Sali Berisha në një interviste për Top Story.

“Do e marrim edhe Vlorën. Ai po përpiqet. Në Dubai po bën pazare, takon Amant Josifin, është 2.2 miliardë ai. E thoshte edhe gazetari i Washington Examiner që këtu ka luajtur edhe Bitcoin. Do të jetë Amerika që do të arrestojë Amant Josifin", u shpreh Berisha.

Vlora edhe pse një qark me një shumicë të majtë prej dy vitesh ka pasur neglizhencë nga kryeministri pas përplasjes që ka pasur me Dritan Lelit.

Duket se neglizhenca e Kryeministrit do të vijojë pasi po vendoset një emër që nuk është propozimi i tij, por vjen nga klanet e fuqishme brenda PS.

©Copyright Vox News
Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.


Video