Rama mohon krisjen e raporteve me Yuri Kim: Ngjitja mes meje dhe ambasadores është më e fortë se kurrë

13 December 2022, 18:32Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama mohon krisjen e raporteve me Yuri Kim: Ngjitja mes meje dhe ambasadores
Edi Rama dhe Yuri Kim

Kryeminisatri Edi Rama ka mohuar të ketë një krisje në raporteve mes tij dhe ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim. 

Në një një prononcim për mediat, Rama tha se nuk është thyer asnjë etikë me postimin e Ministrisë së Jashtme, e cila njoftoi nisjen e procedurave të ambasadores Kim. Kreu i qeverisë shtoi më tej se me ambasadoren amerikane "ngjitja është më e fortë se kurrë" duke përmendur edhe takimin që ata kanë pasur një ditë më parë.

"Nuk është thyer asnjë etikë e asnjë lloji dhe procesi për zëvendësimin ka nisur, siç është thënë nga Ministria e Jashtme, natyrisht nuk e kemi nisur ne, por e ka nisur Departamenti Amerikan i Shtetit, si për çdo ambasador jo ne. Amerikën e kemi të veçantë, nuk komentojmë për të gjithë ambasadorët. Ngjitja mes meje dhe ambasadores është më e fortë se kurrë nëse mund ta përdorim me metaforën e krisjeve dhe ngjitjeve. Nuk ka asnjë problem, ne dje kemi pasur një takim të gjatë konstruktiv, miqësor. Kush sheh krisje, gabon." tha Rama.


Video