14 MAJI/ Rama mbledh sot drejtuesit e qarqeve, diskutime për zgjedhjet

13 December 2022, 10:02Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
14 MAJI/ Rama mbledh sot drejtuesit e qarqeve, diskutime për zgjedhjet
Në foto: Kryeministri Edi Rama

Të martën, në orën 16:00 kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një mbledhje me drejtuesit e qarqeve. Në fokus të diskutimeve do të jenë zgjedhjet vendore të 14 majit.

Në një konferencë për mediat pak javë më parë, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka deklaruar se kostoja se zgjedhjeve të ardhshme vendore do të jetë 5.3 mld lekë.

Më 6 mars përfundon afati për paraqitjen e kërkesave për regjistrimin e partive politike, jo më vonë se 70 ditë para datës së zgjedhjeve.

5 mars 2023 përfundon afati për regjistrimin e koalicioneve dhe më 27 mars përfundon afati për paraqitjen e kandidatëve për kryetar bashkie dhe të listave të shumë-emërore për anëtarë të Këshillit Bashkiak.

 


Video