Rama: Ja pse bektashinjtë duhet të jenë ent sovran, ky libër tregon shumë për historinë e tyre

23 September 2024, 18:36Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama: Ja pse bektashinjtë duhet të jenë ent sovran, ky libër
Edi Rama dhe Baba Mondi

Kryeministri Edi Rama nuk tërhiqet nga ideja e tij e çuditshme për të themeluar një shtet sovran të bektashinjve në mes të Tiranës.

Në një postim në rrjetet sociale, një ditë pasi planin e tij e njoftoi në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Rama thotë se libri i albanologut Robert Elsie tregon arsyet që sipas tij u japin të drejtë bektashinjve tëjenë një ent sovran me qendër në Tiranë.

“Një libër i mrekullueshëm për këdo që është i interesuar të mësojë më shumë për historinë dhe kulturën unike të Urdhrit Bektashi, një thesar që Shqipëria duhet të ofrojë në shërbim të paqes, tolerancës dhe humanizmit si një ent sovran shpirtëror me qendër në Tiranë, ku bektashinjtë Selia botërore është krijuar prej kohësh dhe më pas është ringjallur nga hiri i diktaturës ateiste komuniste”, shkruan Rama.

Rama: Ja pse bektashinjtë duhet të jenë ent sovran, ky libër
Postimi i Ramës në Twitter

Video