KQZ regjistron “MAGA”-n e Berishës dhe Metës si dhe dy koalicione të tjera

4 March 2025, 16:34Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
KQZ regjistron “MAGA”-n e Berishës dhe Metës si dhe dy
KQZ

Një ditë pasi depozituan kërkesat, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar regjistrimin e tre koalicioneve për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

KQZ miratoi regjistrimin e koalicionit “Partia Demokratike Aleanca për Shqipërinë Madhështore” e përbërë nga PD e Sali Berishës, PL e Ilir Metës si dhe 24 forca të tjera politike. Emri i koalicionit duket se është një referencë ndaj "MAGA"-s së Donald Trump.

Po ashtu KQZ miratoi sot edhe regjistrimin e koalicionit “Djathtas për Zhvillim” të Enkelejd Alibeajt e Dashamir Shehit dhe “Nisma Shqipëria Bëhet” të Adriatik Lapajt e Shabanit.

Sipas marrëveshjes Partia e Lirisë do të marrë 4 deputetë në lista të sigurta, ndërsa nga 1 do të marrin Fatmir Mediu, Shpëtim Idrizi, Vangjel Dule dhe Agron Duka. Kështu PD jep 8 mandate të sigurta për aleatët.

Partia Socialiste ka vendosur përfundimisht të garojë e vetme pa asnjë koalicion, ashtu si PSD, Mundësia, Lëvizja Bashkë dhe partia e re e Lulzim Bashës.


Video