Nga Panairi i Turizmit në Berlin, ku Shqipëria mban Vendin e Nderit, kryeministri Rama i përgjigjet pyetjeve të komentuesve në rrjetet sociale. Rama thotë se imazhi i Shqipërisë ka ndryshuar shumë dhe se këtë vit presim gjysmë milioni gjermanë.
Panairin e Turizmit në Berlin, ku Shqipëria ka ‘vendin e nderin’ cilësohet si sukses nga kryeministri Edi Rama.
“Kapërcim i vargut të paragjykimeve që për ne ka qenë vargmal. Vjet kishim afro 400 mijë turistë gjermanë, këtë vit synojmë të kapërcejmë 500 mijë, të paktën. Turistët gjermanë janë një lloj testi, pasi janë të ngadaltë por më pas tërësisht pushtues. Janë turistë nga të gjitha kategoritë nga ata të aventurave nëpër male por dhe nga ata që rrinë shtrirë gjërë e gjatë. Imazhi ka ndryshuar shumë"
Dorëzim?
Përpara këtij misioni Rama thotë jo vetëm që nuk ka dorëzim, por nuk ka as lëkundje as gjumë.
A do e kaloni oqeanin?
Unë nuk kam pasur probleme i dashur por ti qenke zgjuar në kënetë. Të jesh I sigurtë që unë e kaloj oqeanin sa herë të dua. Dua të të bëj një surprizë të këndshme ty e kënetës.