
Kryeministri Edi Rama tha se Europa është në luftë, një luftë ekonomike dhe se duhet të përgatitemi për çdo skenar. Rama njoftoi ngritjen e një Komiteti Special për të menaxhuar pasojat e luftës në Ukrainë në vend dhe impaktin që do ketë në ekonominë e vendit.
“Njëkohësisht si rezultat i diskutimit lidhur me varësinë nga gazi rus që përbën 40% të gjithë furnizimit në Europë, ndërkohë që vendet e mëdha të Aleancës ndeshen me kritikën në rritje se po financojnë luftën duke blerë gazin. Mirëpo kjo domethënë, bojkoti i naftës dhe i gazit do ishte një ndryshim tektonik me pasoja vështirësish të parashikueshme në afatshkurtër.
Në këtë kontekst Shqipëria nuk bën asnjë përjashtim, është drejtpërdrejt e prekur njësoj si vendet e tjera. Me këtë rast dua ta sqaroj dhe njëherë që diskutimi për çmimin e naftës në Shqipëri i cili si në çdo vend tjetër ndikohet drejtpërdrejt nga tregu, jo nga vendimet e qeverisë është i pjesshëm për shkak se nuk merret parasysh që në strukturën e çmimit.
Ai theksoi më tej se qëllimi është të mbrojmë Shqipërinë nga përshkallëzimi i agresionit deri ushtarak.
“Të gjitha këto zhvillime që unë uroj të mos kthehen në sakrifica reale të natyrës ekonomike, kanë një qëllim të mbrojmë jetën, shëndetin, atë që është më e rëndësishmja. Të mbrojmë Shqipërinë nga përshkallëzimi i agresionit deri ushtarak, si pjesë e këtyre vendeve që po bëjnë të njëjtën përpjekje. Qëllimi është të mbrohemi”, tha Rama.