"Kemi turp nga familjarët, jep dorëheqjen", Debati i plotë në mbledhjen e grupit të PD me Bashën

8 March 2022, 07:52Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Kemi turp nga familjarët, jep dorëheqjen", Debati i
Lulzim Basha

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike është përfshirë mbrëmjen e djeshme në një debat të fortë dhe të ashpër lidhur me rezultatin shumë të dobët të zgjedhjeve të pjesshme të 6 Marsit.

Prej orës 20:40 deputetët kanë debatuar me kreun e demokratëve Lulzim Basha lidhur me humbjen e një dite më parë.

Në mbledhjen e grupit parlamentar Basha u shpreh se PD ishte e detyruar për të marrë pjesë në zgjedhje ndërkohë që nesër do te mblidhen organet e tjera të partisë.

Debatet:

Lulzim Basha: 6 marsi ishte kurth pas 8 janarit dhe ne u vendosem para detyrimit për të marrë pjesë në zgjedhje. Nesër mblidhen organet e tjera të partisë.

Ferdinand Xhaferri: Jam më i vjetri dhe me eksperiencë, skam ambicie por përgjegjësi për PD. Berisha s’është zgjidhje dhe e ka mbyll me PD, por ti na ke fyer kur thua skam humb asnjë garë. Duhet të largohesh si kryetar!

Lulzim Basha: S’kam humb asnjë gare, zgjedhjet i kane vjedhur. 

Dashnor Sula: Cila është zgjidhja kryetar? Se kështu mund te na thuash përsëri. Si i jep zgjidhje? Ke përgjegjësi ti dhe ne. Nuk na beson me asnjë kështu. Nëse i shërben mandati im për PD dhe bashkimin e demokrateve e ve ne dispozicion qe te jap dorëheqjen qysh ne ketë moment. Skam ardhur tek PD dhe si Deputet për interesa personale e se dua mandatin për veten time se s’ka vlerë pa demokratet. Se kam pare kurrë PD si lope për ta mjelur por përkundrazi kam dhen shume e skam kërkuar për te marrë gjë mbrapsht nga PD.

Mandatin se shoh si privilegj absolutisht. Po te deklaroi qe nëse nuk ka zgjidhje ne PD mua mos me konsideroni me për zgjedhjet e ardhshme vendore. Dhe nëse nuk shoh zgjidhje dhe me krijohet bindja qe PD do jete konkurruese reale ne zgjedhjet e ardhshme un do e mbyll karrierën e Deputetit.

Ilda Dhori: Duhet të ikësh, duhet të hapet gara në PD. Berisha e ka mbyllur duhet të zgjedhin demokratet cili na bashkon.

Helidon Bushati: Duhet të shkojmë përtej egos. Duhet kongres pajtimi, të bashkohemi! Duhet të gjithë në këtu dhe koleget tanë të ‘Shtëpisë së lirisë’ të kalojmë përtej egove personale për të mirën e PD. T’i hapet rruga zgjedhjeve. Duhet kongres pajtimi me pjesëmarrjen e të dy rrymave ku per te mirën e përgjithshme disa duhet te bëjnë një hap prapa.

Agron Gjekmarkaj: Komisioni të çojë PD në zgjedhje. Unë jap dorëheqjen nga funksionet e mia dhe mbetem deputet i thjeshtë”, mësohet të jetë shprehur Gjekmarkaj në mbledhje.

Lefter Geshtenja: Duhet te bëni një hap pas ju i pari pastaj me radhë te gjithë, ne mënyrë qe te bashkohen demokratet ne baze. Nuk mund te vazhdohet me kështu, duhet reflektim i thelle nga te gjithë, nga ju i pari, duhet te sakrifikojmë te gjithë qe te shpëtojmë PD. Nëse na dhimbset vërtetë PD duhet ta bëjmë sot se nesër do jete vone. Ju duhet te bëni një hap pas qe te bashkohen demokratet. Sot demokratet janë te ndare.

Drejtuesit e partisë nuk dalin ne terren janë larguar nga strukturat e PD shkojmë vetëm për fushata, nuk mund te vazhdohet kështu. Duhet te bëni një hap pas ju i pari pastaj me rradhë te gjithë, ne mënyrë qe te bashkohen demokratet ne baze. Nuk mund te vazhdohet me kështu, duhet reflektim i thelle nga te gjithë, nga ju i pari, duhet te sakrifikojmë te gjithë qe te shpëtojmë PD. Nëse na dhimbset vërtete PD duhet ta bëjmë sot se nesër do jete vone. Ju duhet te bëni një hap pas qe te bashkohen demokratet. Sot demokratet janë te ndare. Drejtuesit e partisë nuk dalin ne terren janë larguar nga strukturat e PD shkojmë vetëm për fushata, nuk mund te vazhdohet kështu.

Emilia Koliqi: Bëj deklarate dorëheqjeje. Saliu është i ikur, largohu që te bashkojmë partine pa Berishën.

Oriola Pampuri: Ne e dinim qe do dilnim kështu se ishin zgjedhje kurth po normale te bashkohemi me demokratet po ne terren. Mos ta kërkojmë përgjegjësinë vetëm te Lulzim Basha. Kemi zgjedhjet 2023. S’kemi kohë.

Selaudin Jakupllari: Duhet të punojmë për bashkim, duhet të reflektosh. Berisha e ka mbyllur me PD por duhet të bashkojmë bazën.

Kasem Mahmutaj: Duhet një garë e hapur, të gjejmë kush e bashkon nëpërmjet zgjedhjeve! Ne mund të flasim gjithë natën por këtij debati zgjidhje i jep vota!

Elda Hoti: Duhet guxim, kemi turp nga familjarët. Dua të të tregoj realitetin, të kam thënë gëzoj respekt për ty dhe do të mbështes, por tani po vihet në diskutim dinjiteti. Nuk të pranojnë!

Grida Duma: Lideri ne një parti politike është 90 % dhe numrat dy tre apo 27 çfarëdo te bëjnë nuk e zëvendësojnë dot as përmirësojnë dot liderin. Dëgjova qe e niset fjalën tuaj kryetar duke thënë ose me mua ose këtu do t’ju vije Sali Berisha. Sali Berisha duke dashur t’ju mundë ju, mundi Partine Demokratike. Ne këtë garë për shkak të luftës midis Sali Berishës dhe jush humbi partia demokratike. Në këtë betejë ne bëmë gjithçka të mos e bënim betejën Berisha kundër Bashës, por nuk e evituam dot. Ju thoni sot këtu “o te jem unë ose këtu do jete Sali Berisha” pra o unë o askush nuk mundet. Çka do të thotë qe kulti i individit që po luftojmë është ende me i rrënjosur. Kjo gare u bë PD kundër PD dhe kjo nuk është ne asnjë moment e pranueshme më. Nëse doni të jeni i sinqertë vërtetë ju keni humbur shume beteja, dhe nga ky pranim nis zgjidhja. Tani para se te na drejtohesh ne me pyetje kam une një pyetje për ty: A ndjen ti kryetar përgjegjësi morale personale për këtë humbje?


Video