A është profesionale dhe e aftë kjo polici, për protesta të dhun...
16 October, 18:54Fokus
Kryeministri Edi Rama ndan këtë mëngjes disa foto nga punimet në Tunelin e Llogarasë.
Ai shkruan se atje po punohet me ritëm “shumë të lartë” dhe deri tani janë hapur 1200 metra tunel.
“Mirëmëngjes, dhe me Tunelin e Llogarasë, ku janë hapur mbi 1200 metra me një ritëm shumë të lartë, falë edhe një formacioni gjeologjik deri këtu tejet të favorshëm për ecurinë e punës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama dhe ndan pamjet e mëposhtme.