Luiz Ejlli dhe Donald Veshaj do të bashkojnë forcat për një projekt muzikor, i cili me shumë siguri, do të jetë hiti i verës. Të premten, do të publikohet “2 Shotsa” dhe kënga është kompozuar nga Elgit Doda.
Ata kanë publikuar një pjesë të këngës në InstaStory, ku shfaqen të dy dhe promovojnë këngën e re. Nuk dihet nëse të premten Luizi do të jetë edhe në emisioni "Më lër të flas" dhe kënga do të publikohet aty për herë të parë.
Kujtojmë se kur Donaldi hyri në shtëpinë e "Big Brother Vip", Luizi i premtoi atij se do të bënin një këngë së bashku dhe siç duket e ka mbajtur premtin dhe teksti ka qenë gati nga Elgit Doda.
Duket se Luizi kur premtoi edhe se do të jetë pranë publikut përmes muzikës, e pati shumë seriozisht. Deri të premten, dëgjoni ç’keni për të dëgjuar, se pastaj, “2 Shotsat” do të jetë fiks për fundjavën.